“O do ta marrim statusin o nuk ka” - Ish-minatorët protestë përpara Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit

Ish-minatorët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme përpara Kuvendit. Para fillimit të seancës plenare ata protestojnë dhe kërkojnë miratimin e statusit të minatorit.

Ata i bëjnë thirrje deputetëve dhe kryetares së Kuvendit të votojnë në parlament për miratimin e statusit të tyre.

Gjithashtu i kanë bërë thirrje edhe kryeministrit Rama, pasi sipas tyre ai i ka premtuar për statusin që kur mori mandatin e parë. Tani ka marrë mandatin e tretë dhe ende nuk e ka paraqitur në Kuvend propozimin për statusin e tyre.

Ish-minatorët kanë pakënaqësi edhe për efektivë të policisë që gjenden aty në protestë, pasi sipas tyre po i shërbejnë deputetëve. “O do ta marrim statusin o nuk ka”, ishte thirrja e ish-minatorëve.