Kendall Jenner shndërrohet në Marilyn Monroe për Halloween
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2023, 21:39
Kendall Jenner behet si Marilyn Monroe për Halloween.
Ylli 27-vjeçar, ndau një set fotografish të veshur si legjenda e aktrimit teksa ndërroi flokët e saj brune me një parukë të shkurtër bionde platini.
Flokët e saj ishin të stiluar me kaçurrela koketë, voluminoze në pjesën e përparme.
Modelja kishte veshur një bluzë të zezë teksa imitonte portretin e yllit të ndjerë të paraqitur në kopertinën e revistës “Life” në vitin 1953.
Ajo e ka shkruar në postim, “gëzuar ditëlindjen zoti president”, duke iu referuar interpretimit të famshëm të Monroe për Presidentin John F. Kennedy në 1962.


