Indeksimi i pagave dhe shpërblimi i pensionistëve për festat e fundvitit, detyrojnë rishikimin e buxhetit 2023

Qeveria ka depozituar në Kuvend draftin për ndryshime në Buxhetin e Shtetit për dy muajt e mbetur të 2023-it.

Vendimi për indeksimin e pensioneve nga 1 tetori me 8.6% ka bërë që fondi të shkojë në 3.2 miliard nga 2.2 që ishte parashikuar më herët.

Një tjetër pikë është dhe shpërblimi në fund të vitit për 767 mijë pensionistë në vend.

Fatura në total shkon në 3 miliardë e 530 milionë lekë, ose e thënë ndryshe në 50 mijë lekë për person.

Në rishikimin e buxhetit parashikohet shtesë e fondeve për rindërtimin me 12 miliardë lekë, ndërsa për projektet në rrugë dhe ujësjellës me 2.6 miliardë.

Gjithashtu, në draft parashikohet që të ardhurat këtë vit të shkojnë në 650.1 miliard lekë nga 642.6 që ishin planifikuar në buxhetin fillestar.

Kujtojmë se në 9 muajt e parë të këtij viti, Buxheti i Shtetit arriti të mbledhë rreth 477 miliardë lekë ose 12% më shumë se viti 2022.