Çmimet në treg, qytetarët: Mos të jenë fëmijët, nuk ia dalim as të ushqehemi

Tabela thotë patate kukësi dhe cmimi shkon deri në 80 lek për kilogram!

Fasulja varion 250-300 lek për kilogram.

Arrat që tashmë kanë kohën e vjeljes nisin me 600 lekë për kilogram dhe lajthinë me 500 lekë .

Këto kanë çmimet e disa prej fruta perimeve në një prej tregjeve të kryqytetit këtë të dielë të fundit të Tetorit.

Pensionistët thonë se marrin blejnë me kokrra ose me gram dhe nuk arrijnë të marrin asnjëherë të gjitha çkanë nevojë!

"Cmime shumë të larta", thotë një pensionist.

Tregtarët pranojnë se rritja e cmimeve ka ndikuar në rënien e shitjeve!

"Janë të gjithë pa punë, skanë lekë marrin nga një kile", thotë një tregtare.

Konsumi i ulët konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT për 3 mujorin e dytë të këtij viti!