Shpresa Demokrate: SPAK do të pastrojë politikën nga zullumqarët, jemi futur në politikën shqiptare
Në një intervistë për Ora News Ylldrie Sulkaj dhe Zaçe Islami nga Shpresa Demokrate Shqiptare komentuan zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Sulkaj theksoi se partia e tyre është duke u futur thellë në arenën e politikës shqiptare, duke shtuar se kjo e fundin do të pastrohet.
Sulkaj: Kjo është një nga rrugët ku janë SHBA dhe Shpresa Demokrate. Do të pastrohet politika. Partia jonë është duke u futur thellë në arenën e politikës shqiptare. Ne jemi për bashkim kombëtar, jemi duke u formuar në shumë vende shqiptare. Kemi një program gjithë-përfshirës dhe duhet të mblidhemi për një Shqipëri sikurse ka qenë.
Islami tha se SPAK është duke bërë detyrën dhe do ta përfundojë mirë këtë proces, duke shtuar çdo SPAK po pastron politikën nga zullumqarëve.
Islami: SPAK është duke bërë detyrën dhe do ta përfundojë mirë. Të gjithë zullumqarët do të shkojnë në bangën e të akuzuarve. Askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Të gjithëve u është prishur gjumi sepse e dinë se janë të gjithë fajtorë. Kanë vjedhur pronat e shqiptarëve dhe kanë detyruar që të largojnë të rinjtë nga vendi.
