Basha takon ish-të përndjekurin Lulzim Dangelli: Të miratohet ligji për pastrimin e figurës

Gjatë takimeve në Njësinë 7, kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi familjen e Lulzim Dangellit, i përndjekur politik nga diktatura komuniste.

Basha u shpreh se, qëndresa dhe rezistenca e të përndjekurve politikë përballë diktaturës me gjakatare në Europë, është motivuese dhe frymëzuese”.

“Shoqëria dhe PD u ka një borxh të madh të persekutuarve politikë. Persekutorët vazhdojnë të jenë para syve të tyre të pa ndëshkuar, madje shpeshherë dhe të promovuar”, theksoi ai.

“Që asnjë xhelat i djeshëm, të mos vazhdojë të jetë një shenjtor i sotëm, duhet pa humbur kohë miratimi i ligjit për pastrimin e figurës”, u shpreh Basha.

Ai nënvizoi se, “një nga shqetësimet e ish-të përndjekurve, janë bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq që shfaqen nëpër media. Ata janë përdorur dhe përdoren duke i shantazhuar me dosjet e tyre, prandaj transparenca që ka nisur do të çlirojë ata dhe shoqërinë”.

“Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë. Historia jonë meriton të njihet si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës”, theksoi Basha.