Deputetët e rinj, rol në përgjigjen ndaj sfidave të demokracisë dhe sigurisë

Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP OSBE) zhvilloi një vizitë zyrtare të “Rrjetit Informal të Parlamentarëve të Rinjë” në AP OSBE dhe Grupit të Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Shqipërisë, të përfaqësuar nga Andia Ulliri, kryetare e këtij grupi dhe Elda Hoti.

Takimi u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe përgjatë tij u shkëmbyen ide rreth rolit dhe impaktit, që ka përfshirja e politikanëve dhe parlamentarëve të rinj në përgjigjen ndaj sfidave me të cilat po përballet demokracia dhe siguria e vendit tonë, Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të OSBE-së në tërësi.

Temat kryesore të takimit ishin: Roli i të rinjve për të kontribuar në një kulturë paqeje, sigurie, dialogu, drejtësie, besimi dhe pajtimi, si dhe promovimi i rolit të të rinjve në parandalimin e konflikteve;

Promovimi dhe përforcimi i përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave që lidhen me ekonominë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike përmes fuqizimit të organizatave dhe grupeve të shoqërisë civile të udhëhequra nga të rinjtë, dhe mbështetje drejt pjesëmarrjes më të madhe të të rinjve në debate dhe proçese vendimmarrëse;

Deputetët e rinj, rol në përgjigjen ndaj sfidave të

Puna për të forcuar institucionet demokratike, transparencën, lirinë e fjalës dhe pjesëmarrjes, sundimin e ligjit në vendet tona përkatëse, për të nxitur një brez të ri me një të ardhme të drejtë dhe paqësore; si dhe

Puna për të forcuar pjesëmarrjen e të rinjve me prejardhje të pakicave në jetën politike, duke përfshirë por pa u kufizuar në gjininë, origjinën, përkatësinë etnike dhe prejardhjen sociale etj.

Deputetët e rinj, rol në përgjigjen ndaj sfidave të

/ATSH/