Balla takim me homologun e Kosovës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe migracionit të paligjshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2023, 12:45
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ka qenë vetë ministri Balla i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Ai bën me dije se përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm dhe kontrollit kufitar.
“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla. Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj", shkruan Balala.

