Napoli-Milan/ Formacionet e mundshme, Pioli rikthen Kalulunë titullar në mbrojtje
Napoli-Milan përballen këtë të dielë duke nisur nga ora 20:45 në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.
Ndërsa jemi në ditën e këtij takimi, që vë përballë kampionët në fuqi me një nga skuadrat pretendente të këtij sezoni, mediet italiane ka nxjerrë edhe formacionet e mundshme si pritet të zbresin në fushë ekipi i Garcias dhe ai i Piolit.
Napoli pritet që të zbresë në fushë me të njëjtën 11-she që luajti edhe ndaj Veronas në kampionat dhe ndaj Union Berlinit në Champions League, me kapitenin e përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanin që është titullar i padiskutuar.
Teksa Pioli nga ana tjetër në këtë sfidë i beson sërish Kalulu-s, me mbrojtësi që ndaj Paris Saint-Germain luajti sfidën e parë si titullar për këtë sezon dhe ishte një nga lojtarët më në formë të “Djallit”.
