Maja e thembrës e "tradhëtoi", VAR i anuloi golin sulmuesit të Juventusit për pozicion jashtë loje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2023, 08:22
Keqardhje e madhe në radhët e Juventusit për golin që iu anulua sulmuesit Moise Kean për pozicion jashtë loje.
Sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë realizoi një gol spektakolar individual në minutën e 13’, por për befasinë e të gjithëve ndërhyri sistemi VAR që e zhvlerësoi për pozicion të parregullt në momentin kur drejt tij u nis topi nga mesfusha.
Pas rifillimit të lojës, regjia nxori foton ku dallohej pozicioni jo i rregullt Kean vetëm për disa centimetra të thembrës.
Fati i keq e përndoqi sulmuesin e Juves edhe gjatë pjesës së dytë, pasi iu anulua një tjetër gol (me kokë) nga sistemi VAR për ndërhyrje të gabuar në momentin e ndërtimit të aksionit.
