VIDEO/ “El Clasico” ka mbretin e ri, Bellingham përmbys i vetëm Barcelonën

“El Clasico” e parë sezonale ka folur për mbretërorët, ku Real Madridi arriti të përmbysë avantazhin e pjesës së parë të Barçës. Padyshim, skena i takon e gjitha yllit të ri të ekipit të trajnerit Karlo Ançeloti, anglezit Jude Bellingham.

Gyndoan shënoi në minutën e 6-të për vendasit pas një gabimi të Realit në mbrojtje. Me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë ishte më i mirë për Los Blancos”, ku padyshim edhe zëvendësimet e bëra ndikuan në ndryshimin e rrjedhës së lojës.

Por meritë në këtë sukses të Realit nga Belingam, që në minutën e 68-të barazoi shifrat me një eurogol dhe në minutën e dytë shtesë anglezi finalizoi topin e servirur nga veteran Luka Modriç.

Me këtë trepikësh skuadra e Ançelotit mban venin e parë me 28 pikë.