Napoli-Milan, e konfirmon Pioli, titullari i kuqezinjëve nuk është i gatshëm për sfidën e mbrëmjes

Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka dhënë një lajm të keq për tifozët “kuqezi” në prag të ndeshjes ndaj Napolit, që luhet këtë të djelë në orën 20:45.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes Napoli-Milan, Pioli zbuloi se për këtë sfidë do të duhet të luajnë pa Loftus-Cheek.

“Loftus-Cheek është i rëndësishëm për fizikun dhe cilësitë e tij, por edhe pa të mund të jemi efektivë. Ai pothuajse e ka kaluar dëmtimi, por tani po kalon një inflamacion.

Ai po përmirësohet çdo ditë, por i mungon hapi i fundit për t’u rikthyer. Mund të kthehet në ndeshjen e radhës, por nesër nuk do të jetë në gjendje të luajë”-tha Pioli.