Tirana nuk di të fitojë as ndaj Dinamos me 10 lojtarë

Derbi mes Tiranës dhe Dinamo City, nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve, pas golit të shënuar nga Florent Hasani në minutën e 40-të.

Në të dytën, skuadra e Mehmetit u shfaq më kërkuese, ndërsa arriti të barazojë shifrat me Denisson në minutën e 52-të.

Për Dinamon gjithçka u bë më e vështirë në minutën e 74-t, kur Goudiaby u ndëshkua me të kuq, por këtë nuk e shfrytëzoi Tirana, që dështoi për të shënuar golin e fitores.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi për skuadrën e Ahmatajt që nuk njeh fitore dhe mban vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Dinamo mbetet e fundit me 8 pikë.