Erkand Qerimaj: Më mungon një medalje olimpike, kjo është ajo që më motivon momentalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2023, 20:04
Kampioni i Evropës, Erkand Qerimaj ka rrëfyer karrierën e tij në një intervistë të veçantë me gazetarin e Ora News Drilon Xhepollari.
Qerimaj tha se prindërit nuk kanë menduar se do të bëhem kampion bote, por vetëm të merrem me sport dhe shëndet.
Qerimaj: Kam filluar qysh 9 vjeç. Prindërit nuk kanë menduar se do të bëhem kampion bote, por vetëm të merrem me sport dhe shëndet. Kam pasur qëllim të jem më i mirë në palestër dhe më pas erdhën kampionët e Evropës për të rinjtë.
Kishte një lloj mosbesimi se mund të kisha pasur fat, një gjë e cila më motivoi. Sigurisht ishte edhe mbështetja e nënës dhe babait tim. Kam marrë shumë medalje dhe më mungon medalja olimpike sepse i kam prekur të gjitha. Kjo është ajo që më motivon.
