S'kishte si të mungonte, ish-i përgëzon Britney Spears për librin me kujtime

Edhe pse të ndarë, Sam Asghari ka përgëzuar ish-bashkëshorten e tij, Britney Spears, për publikimin e librit me kujtime "The ëoman In Me".

"Kjo më bëri të buzëqesh, për të qenë i sinqertë. Jam jashtëzakonisht krenar për të dhe shpresoj që ajo ta pushtojë botën," u tha Asghari gazetarëve të mërkurën pasdite.

Këngëtarja 41-vjeçare përfundoi kujtimet e saj në librin e shumëpërfolur, përpara se Asghari të niste procedurat për divorc, në gusht, pas 14 muajsh martesë dhe libri nuk u redaktua, për të përfshirë prishjen e marrëdhënies së tyre.

Burimet për Page Six thanë se ylli i popit  "u dha shenjën e fundit"  botuesve dy javë përpara se të ndahej me ish-modelin e fitnesit.

Këngëtarja ka shkruar edhe për Asgharin në libër: "E vlerësoj sa i qëndrueshëm është. Më pëlqen që ai as nuk pi".

Ajo kujtoi kur u takuan në tetor 2016 në xhirimet e videoklipit të saj për këngën "Slumber Party" dhe ajo ra në çast në dashuri  me iranianin.