FOTO/ James Marsden kapet "mat" me modelen 25 vjet më të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2023, 14:36
Të mërkurën, aktori i njohur, James Marsden u pa duke u puthur me modelen holandeze Frederique Brons në Neë York .
Ylli i "Jury Duty", 50 vjeç, dukej më i pashëm se kurrë i veshur i gjithi me të zeza, dhe bukuroshja 25-vjeçare, e cila ishte kombinuar në veshje me të.
Është e paqartë se sa kohë aktori i "Notebook" dhe Brons janë bashkë, por mediat raportojnë se ata kanë filluar të takohen muaj më parë.
Marsden për herë të fundit ka qenë në lidhje me këngëtaren dhe kantautoren britanike Emma Deign, e cila njihet me emrin e saj artistik, Edei.
Ai dhe këngëtarja e "In My Bed", 35 vjeçe, kishin lidhje nga viti 2015 e deri në fillimet e këtij vit.


