Xhoana ikën nga "vila e dashurisë" për t'u hedhur në krahët e lumturisë

72 orët e Xhoanës në vilën e dashurisë kanë përfunduar dhe është koha që ajo të marri një vendim.

Në episodin e sotëm të "Love Island Albania", një mesazh mbërrin në vilë ku ndër të tjera thuhej: "72 orët në vilë po mbarojnë, Xhoana duhet të marrësh një vendim."

Pas mesazhit Xhoana lajmëron se do të largohet nga vila pasi nuk ka asnjë interes për asnjë nga djemtë e "Love Island Albania" dhe se ka nisur një njohje jashtë.

Ndër të tjera ajo ka shtuar:"Jam e lumtur që ky rikthim mu dha si mundësi dhe që e kam kaluar me njerëzit që meritojnë më shumë nga unë.

Nuk dua të zgjedh asnjë nga djemtë e vilës pasi nuk kam ndjenja për askënd më këtu, kisha ardhur vetëm për një sqarim me Arlindin.

Unë kam vazhduar një njohje jashtë dhe nuk mund të vazhdoja pa u sqaruar një herë më Arlindin. Mendoj që ka ardhur koha që unë të iki."