Çfarë po ndodh me Tokën? Substanca heliumi nga bërthama po dalin në sipërfaqe. Shkenca me sytë te fusha magnetike

Substanca nga bërthama e Tokës janë duke dalë në sipërfaqe.  Fenomeni i çuditshëm është zbuluar së fundmi nga Instituti i Teknologjisë së Kalifornias.

Shkencëtarët janë ende të pasigurtë për arsyen e këtij rasti, por nga një studim i publikuar nga Instituti i Shkencave të Kalifornisë, jepen të paktën dy shpjegime për këtë fenomen, të cilat kanë të bëjnë me pllakat tektonike dhe ndryshimet e pësuara nga toka që nga Big-Bangu.

Gazet helium, të cilat gjendeshin të grumbulluara në bërthamën e Tokës që nga formimi i saj, duket se kanë dalë jashtë përgjatë gjithë kësaj kohe me anë të llavës së vullkaneve, siç u shprehën gjeokimistët e Institutit të Kalifornias.

Nga zbulimet e mëtejshme, deklarohet se bërthama ka rreth 2.5 miliardë vite që derdhet në sipërfaqe, duke hedhur poshtë faktin se ajo është e izoluar nga pjesa tjetër e Tokës.

 Kjo ide u pranua më pas me anë të disa provave, ku u zbulua se në mbetjet vullkanike të ishujve Baffin gjendeshin gazra të izotopit heliumit- 3, i cili gjendet vetëm në brendësinë e tokës dhe në kozmos.

Por pyetja qëndron: duke qenë se gazra helium janë duke dalë jashtë kores së tokës, a ekziston mundësia e daljes se gazrave të tjerë që përbëjnë bërthamën?

Shkencëtarët pohuan se dalja e këtyre gazrave nga brendësia e tokës nuk ka asnjë ndikim, duke qenë se ato nuk ndërfuten në reaksione.

Por kjo gjetje do të lejojë shkencën t’i japë përgjigje shumë fenomeneve, të cilat janë duke ndodhur aktualisht, ku më e rëndësishmja është gjetja e origjinës së fushës magnetike të Tokës.