Misteri me Aaron Carter/ Nëna e këngëtarit të njohur ngre padi kundër mjekëve për vdekjen e tij

Nëna e këngëtarit, Aaron Carter ka paditur mjekët dhe farmacistët, që i kanë rekomanduar djalit të saj përdorimin e medikamenteve "Oxycodone", "Hydrocodone" dhe "Xanax".

Në emër të nipit të saj 2-vjeçar, Princeton Lyric Carter, nëna e artistit foli për "TMZ" dhe pohoi se mjekët ia kishin përshkruar ilaçet në fjalë, pa pasur nevojë realisht për to.

Siç përmend konkretisht në dëshminë e saj, ato i janë dhënë pa arsye mjekësore dhe duke e ditur gjendjen e shëndetit mendor të Aaron Carter.

Në padi përmendet ndër të tjera kompania e barnave "Walgreens", e cila pretendon se barnat dhe sasitë e tyre, të kombinuara me problemet psikiatrike të Aaron, duhet të kishin ngritur alarmin në farmaci.