Bija e një palestinezi, Bella Hadid flet për herë të parë për luftën me Izraelin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2023, 10:11
Modelja me famë botërore, Bella Hadid ka folur për herë të parë, për luftimet në Lindjen e Mesme në mes të Izraelit dhe Palestinës.
Ajo është e bija e një palestinezi, Mohamed Hadid, teksa ka thënë se 2 javët e fundit nuk kanë qenë asgjë më pak se një shfaqje horror, duke dënuar terrorizmin mes dy grupeve.
"Më falni për heshtjen time. Ishte e vështirë të gjesh fjalë për atë që ka ndodhur dhe po ndodh ende.
Kjo situatë po merr jetë të pafajshme njerëzish dhe fëmijësh në Palestinë, veçanërisht në Gaza!
Nuk mund të hesht. Vajtoj për secilën familje që ka humbur civilë të pafajshëm nga aktet terroriste", ka thënë ndër të tjera Bella Hadid
