Graciano i mbylli gojën, çfarë tha Fifi gjatë spektaklit?

Një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit është edhe këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi.

Në puntatën e fundit, ajo së bashku me partnerin e saj në kërcim, Graciano Taganin, kërcyen një Charleston, i cili u prit mjaft mirë nga juria.

E teksa morën shumë pikë, juria ia kujtoi Fifit se javën e kaluar tha se ka 77 kile dhe s'mund të jetë shumë e lirshme në skenë.

Në një moment, këngëtarja bëri një deklaratë duke thënë "Isha me perioda goce".

Pasi tha këtë, balerini Graciani ia mbylli gojën gjersa prezantuesja Bora Zemani tha se momente të tilla femërore mund të ndodhin në skenë.