Berisha ironizon ish-avokatin e shtetit që i caktoi GJKKO: Ishte fytyra e vërtetë e Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 12:11
Berisha pak para hyrjes së tij në selinë e PD u ndal në një prononcim për mediat. Ai që në nisje të fjalës së tij ironizoi ish-avokatin e shtetit që i caktoi GJKKO, Artan Simoni, i cili më pas u zëvendësua nga dy kolege të tij.
“Kushtetua dhe vetëm kushtetuta! (qesh) Ishte….e patë ju kush ishte., Fytyra e vërtetë e tyre ai ishte (qesh).
S’kam asnjë njoftim për shtyrjen. Tani pa u njoftuar….ai që ishte…ishte ekzemplari më i shkëlqyer për Edi Ramën. Pastaj unë nuk kam njoftim”, tha Berisha.
Zëvendësimi nga ana e GJKKO u bë për shkak të një postimi që Simoni kishte bërë një rrjetet sociale, ku ndonëse nuk përmendte emra, ironizonte situatën në të cilën ishte Berisha, pasi ndaj tij ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv.
