Rama në Vlorë, pyetet për akuzën ndaj Berishës: Miruapfshim!

Kryeministri Edi Rama teksa inspektonte disa punime në qytetin e Vlorës është pyetur edhe lidhur me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është vënë nën akuzë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Rama refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve, që i kërkuan mendimin e tij për vendimet e fundit të SPAK.

“Ik tani. Mirupafshim”, iu drejtua Rama ndërsa hipi në automjetin që e shoqëronte dhe u largua.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro e cila u pyet lidhur me veprimet e fundit të SPAK, duke thënë se mazhoranca që ka themeluar këtë sistem drejtësia respekton ndarjen e pushtetit.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet, ndërsa në pranga për këtë rast ka përfunduar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.