Më shumë belgë e holandezë/ Muaji gusht shënon rekord pushuesish të huaj, INSTAT: 1.6 milionë hynë në kufi
Muaji gusht ka shënuar një tjetër rekord turistësh me më shumë se 1.6 milionë të tillë rritjen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Holanda dhe Belgjika.
Në vendin tonë gjatë muajin shtator kanë hyrë 1 milion e 651,151 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Shifrat janë bërë zyrtare nga INSTAT, që tregojnë një rritje me 36.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndryshe nga muaji gusht, ku rritjen më të lartë e kanë pasur pushuesit nga Portugalia, Italia apo Spanja, këtë shtator ka pasur thuajse dyfishim nga Holanda dhe Belgjika, me rreth 45.718 shtetas më shumë.
Turistët nga Evropa rezultojnë 300 mijë më shumë shtetas, ku rekordin e mban ajo perëndimore.
Gjithashtu, edhe vizitorët nga Amerika kanë njohur rritje të fortë, por edhe nga Azia Lindore
Kryesisht vizitat janë me përshkrimin personale, ndërsa udhëtimet për biznese shënojnë një ulje me 35 %.
Edhe shqiptarët kanë lëvizur më shumë në kufi me një rritje prej 47.6%.


