DREJT ENERGJISË SË PASTËR/ Agjencia Ndërkombëtare: Një në pesë makina është elektrike

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka ngritur edhe një herë shqetësimin për rritjen e temperaturës së tokës. Megjithatë vlerësohet përparimi i shpejtë i lëvizjes me makina elektrike, duke kërkuar që të shkohet drejt emetimit zero në gazrave në ajër

Bota është në një kalim “të pandalshëm” drejt energjisë së rinovueshme, por konsumi i karburantit ccka përkthehet në ndotje është sërish i lartë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjis parashikoi se burimet e rinovueshme do të siguronin gjysmën e energjisë elektrike në botë deri në vitin 2030.

Por në raport thuhet se emetimet ishin ende shumë të larta për të parandaluar rritjen e temperaturave me 1.5 gradë  celcius.

Megjithatë ekspertët kanë vlerësuar përparimin e rëndësishëm në energjinë e rinovueshme dhe kalimin tek automjetet elektrike.

Në vitin 2020, një në 25 makina të shitura ishte elektrike, por vetëm tre vite më vonë janë një në në pesë automjete që funksionojnë pa karburant.

“Tranzicioni drejt energjisë së pastër po ndodh në mbarë botën dhe është i pandalshëm. Sa më shpejt aq më mirë për të gjithë ne”, tha Fatih Birol.

Në dokument thuhet se nafta dhe gazi do të vazhdojnë të luajnë rol në ekonominë botërore dhe se ruajtja e investimeve ishte “thelbësore”.

Më tej, shtohet se ideja e zgjerimit më tej të puseve të naftës dhe të gazit do të jenë më të dobëta se kurrë. Duke inkurajuar edhe qeveritë që të shkojnë drejt emetimeve zero.