Zv.ministri i MIE, Bonati takime me zyrtarë gjerman të transportit rrugor, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Takim zyrtar e bashkëbisedim mes Zv. Ministrit të MIE, Hantin Bonati dhe Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, në prezencën e Zv. Ambasadorit të RFGJ në Shqipëri, Thilo Schroeter, ku diskutuam mbi marrëveshje e re që ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë institucional.
Angazhohemi për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin për sigurinë rrugore, për të gjithë përdoruesit e rrugës, për të mobilizuar organet publike dhe aktorët privatë drejt veprimeve konkrete me synim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe reduktimin e aksidenteve rrugore e pasojave.
Ky bashkëpunim përforcon marrëdhëniet mes dy vendeve, duke afruar dhe më tej DPSHTRR-në me institucionet gjermane, drejt një misioni dhe vizioni të përbashkët për programet kombëtare të sigurisë rrugore.
