Nga Fakulteti direkt në punë/ Manastirliu: Kushti për Mjekësinë favorizon studentët. Do të marrin edhe kredi me interesa zero
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2023, 15:05
Studentët e Mjekësisë do të kenë mundësinë të futen në punë menjëherë pas përfundimit të fakultetit. Ministrja e Arsimit shprehet se ndryshimi i ligjit i jep edhe më shumë favore madje edhe kredi me interesa zero.
Ministrja e arsimit ogerta manastirliu është shprehur edhe një herë për efektet positive mbi kontratën e ofruar për studentët e mjekësisë.
Sipas saj, kushti i mbajtjes për 5 vite të diplomës pas përfundimit të fakultetit u shkon në favor të rinjve. Përfitimi tha ajo nuk është vetëm punësimi.
Në takimin e organizuar në shkollën e libofshës në fier ajo prezantoi fushatën “ Zgjidh zanatin”.
Edhe një herë Manastirliu gjatë diskutimit me mësuesit nënvizoi reformat dhe investimet në arsim.

