Regjistri i fermerit, instrumenti i ri që nxit fomalizimin dhe sigurinë ushqimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2023, 14:43
Regjistri i Fermerit është instrumenti i ri në dorë të fermerëve për të mundësuar protokolle dhe gjurmueshmëri të prodhimit cilësor bujqësor për konsumatorët, për të qenë më të sigurtë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
FAO në Shqipëri po trajnon stafin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe përfaqësuesit e shërbimit të ekstensionit të përfshirë në procesin pilot të mbledhjes së të dhënave FADN (Rrjeti i të Dhënave të Kontabilitetit të Fermave).
Të dhënat e FADN do të ndihmojnë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për analizat e politikave dhe vendimmarrjen bazuar në të dhënat aktuale, të cilat do të formësojnë të ardhmen e sektorit të bujqësisë.

