Korrupsioni zgjedhor, GJKKO rrëzon Belerin dhe Kokaveshin: Aktet hetimore janë të vlefshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2023, 12:25
Gjykata e Posaçme vijon ditën e sotme procesin gjyqësor ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Në seancën e sotme GJKKO vendosi të rrëzojë keëkesat papraprake të Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.
GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar ne ligj. Pas këtij vendimi avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.

