Gafa e CNN rreth hartës që tregon Tel Aviv pranë Sirisë, zemërim në rrjetet sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 15:18
Një hartë e shfaqur nga rrjeti amerikan CNN që përmban gabime të rëndësishme në lidhje me vendndodhjen e qyteteve izraelite ka shkaktuar komente të shumta në “X” .
Disa komentues në platformë reaguan për hartën që tregon Tel Avivin në Lartësitë Golan, afër Sirisë, dhe qytetin izraelit të Sderot, i cili është pak jashtë Rripit të Gazës, brenda Bregut Perëndimor.
Një përdorues i Twitter-it shkroi se “amerikanët dhe gjeografia janë dy botë të ndryshme”, ndërsa një tjetër theksoi “çfarë nuk shkon me ju, e gjithë harta është gabim, a po gënjeni qëllimisht?”.
Someone an CNN failed really bad on geography pic.twitter.com/nRmP4wTeVq
— דוב מורל (@DovMorell) October 22, 2023
