Zgjedhjet parlamentare në Zvicër, Partia Popullore fiton shumicën e votave

Partia Popullore Zvicerane,  e krahut të djathtë ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën në Zvicër, por jo aq sa për të formuar qeverinë.

Sipas rezultateve të para të publikuara, SVP ka siguruar 28.6% të votave kundrejt 9.4% që mori Partia e Gjelbër, ndërsa në Senatin me 46 vende, Partia e Qendrës dhe Radikal-Liberalët kanë fituar shumicën.

Megjithatë asnjë asnjë nga kandidatët nuk fitoi një shumicë absolute , më shumë se 50% të votave, ndaj vendi do të ketë nevojë për një raund të dytë që do të mbahet në nëntor.

‘Asnjë parti e vetme politike nuk ka pasur shumicën në parlament, kështu që partitë duhet të punojnë së bashku’ kanë cituar mediat ligjvënësit në zvicër.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka ardhur në rënie, morën pjesë 46.6% e popullsisë, nga 45.1% katër vjet më parë.

Ndërsa u shënua një record prej 5 mijë e 909 kandidatësh për Dhomën e Përfaqësuesve këtë vit, ku 41% e tyre ishin gra.

Votuesit kanë zgjedhur një parlament të ri për periudhën legjislative 2023-2027. Për të fituar ishin 200 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 44 nga 46 vendet në Senat. 

Mediat kanë raportuar për një process zgjedhor të qetë dhe pa incidente teksa shumica dërrmuese e kryen votimin përmes postës.

Shqetësimet kryesore gjatë fushatës zgjedhore përfshinë migrimin, rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor dhe ndryshimet klimatike, të cilat kanë tkurrur akullnajat alpine të vendit.

Zgjedhjet parlamentare në Zvicër fituese sipas rezultatit paraprak është partia Partia Popullore e krahut të djathtë, por pa shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Ndërsa pritet raundi I dytë në nëntor, ligjvënësit bëjnë thirrje për koalicione.