Leopardë dhe Pangolinë në ilaçe, raporti: Firmat kineze farmaceutike, përdorin pjesë të trupit të kafshëve

Tre kompanitë kryesore farmaceutike kineze, po përdorin pjesë të trupit të kafshëve leopardëve dhe pangolinëve për ilace.

Kjo është bërë e ditur nga një hetimi i ekspertëve për mbrojtjen e mjedisit, të cilët thonë se, bota po perballet me kërcënimin e zhdukjes së dy specieve.

Në një raport të bërë publike ,Agjencia e Hetimeve Mjedisore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se kishte gjetur 72 kompani të licencuara nga rregullatori kinez i drogës dhe ilaçeve, që përdornin pjesë të trupit të leopardëve dhe pangolinëve, dy specie që përballen me kërcënimin e zhdukjes.

Ekspertët e mjedisit kanë vërtëtuar se në 3 kompani kishin gjetur të paktën nëntë “produkte të deklaruara se përmbajnë  përbërës të nxjerrë nga trupi i leopardit dhe pangolinës” që ishin prodhime të këtyre firmave.

Disa nga kompanitë e identifikuara shesin gjithashtu produkte që përmbajnë pjesë të tigrave dhe rinocerontëve, gjë që do të kundërshtonte “qëndrimin e deklaruar të vetë Kinës se nuk lejon përdorimin e kockave të tigrit dhe bririt të rinocerontit në mjekësi,” tha organizata.

“Ky është përdorim në një shkallë efektive industriale që vetëm mund t’i shtyjë këto specie gjithnjë e më pranë zhdukjes,” tha specialit.