VIDEO/ Delet zëvëndësojnë makinat në rrugët e Madridit në Spanjë

Të dielën është rikthyer në rrugët e Madridit 'Festivali Transhumance', një ngjarje tradicionale që ka lënë mbresa të paharrueshme gjatë dekadave të fundit me mijëra dele që “bllokojnë” rrugët kryesore të kryeqytetit spanjoll.

Që nga viti 1994, kjo ngjarje është kthyer si një paradë për ruajtjen e biodiversitetit dhe luftimin e ndryshimeve klimatike .

Ky festival filloi në vitin 1994 për të ndihmuar Cortes Generales të miratojë Ligjin e ri për Rrugët e Blegtorisë, duke njohur luginat, kordelet dhe shtigjet si pasuri publike dhe një trashëgimi unike në botë. 

Pasi kaluan nëpër një fshat të qetë, të dielën barinjtë, shumë prej të cilëve ishin veshur me veshje tradicionale, duhej të kalonin disa nga zonat më të ngarkuara të qytetit, me trafik duke përfshirë Puerta del Sol, një nga sheshet kryesore të Madridit.

Vendasit dhe turistët u rreshtuan gjatë rrugës, duke shkrepur foto të deleve që mbanin këmbana rreth qafës.

"Unë me të vërtetë nuk e prisja këtë në kryeqytet. Kjo më kujton fshatin tim," tha studentja Ana Sar, nga Mallorca.

"Është e mahnitshme," tha Sandra Van Arkelem, 57, nga Holanda, "Shumë njerëz po bashkohen dhe po e shijojnë këtë 'paradë' të deleve".