SHBA paralajmëron Iranin: Do përgjigjemi nëse është nevoja
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, thanë të dielën vonë se Shtetet e Bashkuara presin që lufta mes Izraelit dhe Hamasit të përshkallëzohet përmes përfshirjes së përfaqësuesve të Iranit
Antony Blinken u shpreh se pret “përshkallëzim nga përfaqësuesit e Iranit kundër forcave e personelit amerikan”, duke shtuar se “ po ndërmarrim hapa për t’u siguruar se mund ta mbrojmë popullin dhe të përgjigjemi me vendosmëri nëse është nevoja”.
Austin, ndërkohë, tha se “ajo çfarë po shohim ne është mundësi e një përshkallëzimi të madh të sulmeve ndaj trupave dhe njerëzve tanë në rajon”.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë të drejt për vetëmbrojtje “dhe nuk do të ngurrojnë të ndërmarrim veprimet e duhura”.
Paralajmërimi i zyrtarët të lartë amerikanë vjen teksa përgjigja e ashpër e Ushtrisë së Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor po futet në javën e tretë.
Avionët luftarakë izraelitë i vazhduan bombardimet mbi Rripin e Gazës të shtunën dhe të dielën, si dhe sulmuan dy aeroporte
në Siri dhe një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor, me pretendimin se përdoren nga militantët.
Luftime ka edhe në kufi me Libanin, ku ushtria e Izraelit shkëmbeu zjarr me grupin militant të Hezollah në fundjavë, duke vrarë gjashtë luftëtar të këtij grupi.
