Dikur ishte e dashura e Ronaldos, supermodelja “i lë targën” edhe ish-“yllit” të NFL-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 12:15
Romancës së shkurtër mes ish-lojtarit të NFL-së, Tom Brady, dhe supermodeles ruse, Irina Shayk, i ka ardhur fundi.
Pavarësisht vëmendjes intensive mediatike që ka rrethuar lidhjen e tyre muajt e fundit, duket se shkëndija mes tyre është zbehur.
Thashethemet për marrëdhënien mes Brady-t dhe Shayk nisën të qarkullonin në mes të korrikut dhe gushtit të këtij viti, kur u zbulua se ish-partnerja e Cristiano Ronaldos e kishte kaluar natën në rezidencën e ish-qendërmbrojtësit në Los Angeles.
Sipas portalit TMZ, megjithatë historia e dashurisë ka marrë fund.
Kujtojmë që Tom Brady pak para se të lidhej me Shayk ka qenë i martuar me modelen e njohur braziliane, Gisele Bunchen, me të cilën ka dy fëmijë.
