“TuLa” tërheq Interin me 20 gola, në Europë vetëm një dyshe surprizë i lë pas
Lautaro Martinez dhe Markus Turam po tërheqin Interin me golat dhe asistet e tyre. Së bashku, duke llogaritur shifrat vetëm për kampionatin, kanë shënuar 14 gola dhe dhënë 6 asiste (20 në total): në Serinë A nuk ka njeri më të mirë se ata.
Në Europë, vetëm Serhu Zhirasi dhe Silas i Shtutgartit bëjnë më mirë se dy zikaltrit, me 17 gola dhe 4 asiste (gjithsej 21).
Dyshet e tjera sulmuese të 5 kampionateve kryesore të Kontinentit të Vjetër, megjithatë, nuk ecin me ritmin e “TuLa”: Levandovski dhe Ferran Torres së bashku arrijnë 8 gola dhe 3 asiste, Mbape dhe Kolo Muani 10 gola dhe 3 asiste, Bellingam dhe Hoselu 13 gola dhe 4 asiste, po aq sa Halandi dhe Hulian Alvarezi.
Salahu dhe Nunjez me 10 gola dhe 7 asiste, Kejn dhe Sane 14 gola dhe 4 asiste. Gabuan ata që kishin frikë se pas humbjes së Lukakut, dyshja e sulmuesve të Interit nuk do të mund të konkurronte më me skuadrat e mëdha të Europës.
REKORDI HIGUAIN DHE IMOBILE – Është e qartë se “demi” argjentinas ka marrë sërish titujt kryesor të shtypit, duke shënuar golin e njëmbëdhjetë në 9 javët e Serisë A.
Projeksioni aktual do ta çonte mbi 40, një shifër e çmendur. Në realitet, ish-talenti i Rejsingut do të ishte gjithashtu i kënaqur të tejkalonte “vetëm” rekordin absolut të ndarë nga Gonzalo Higuain dhe Çiro Imobile, të cilët të dy arritën 36 gola në 2015-16 dhe 2019-20 respektivisht.
Kapiteni i zikaltërve pati një ndeshje të komplikuar në “Olimpico”, me pak ide sepse kontrollohej mirë nga Tameze, por në pjesën e dytë ishte ai që e mbylli ndeshjen me kokë/sup nga këndorja e Çalhanoglusë dhe një dhurate nga Açerbi.
Një bombardues i vërtetë, pikërisht si goli i Turamit që u gjend në vendin e duhur në krosin fitues të Dumfrisit.
Djali i Lilian nuk kishte shënuar ende gol me fanellën e Interit në transfertë dhe zgjodhi rastin më të mirë për ta bërë këtë: ndeshja ishte bërë gjithçka veçse e thjeshtë dhe 1-0 e tij, pas atij të shënuar në Champions në “San Siro” kundër Benfikës çliroi kokat e shokëve të tij të skuadrës, duke e vendosur sfidën në dishezë.
Dhe nëse duke përfshirë Europën, Lautaro ka arritur në 12 gola, Tikus ka 4.
NUMRA DHE FJALË – Lautaro dhe Turam kanë qenë të përfshirë në një gol në të paktën shtatë ndeshje të ndryshme këtë sezon: në pesë ligat kryesore europiane vetëm Mohamed Salah (11) ka bërë më mirë se dy sulmuesit e Interit.
“Demi”, tashmë i dhjeti në renditjen e golashënuesve më të mirë të klubit të të gjitha kohërave (114 gola), sheh gjithnjë e më pranë Vierin (123 gola) dhe Ikardin (124).
A do të arrijë deri në fund të vitit? Ai shpreson kështu dhe Inzagi, i cili udhëhoqi Imobilen në vitin e 36 golave, gjithashtu shpreson: “Lautaro punon shumë mirë, ai u kthye një ditë e gjysmë më parë me 14 orë fluturim dhe diferencën kohore për të kompensuar. Ai është me fat që luan në një ekip që e vendos në kushtet më të mira”.