VIDEO/ Tmerr në ndeshjen Olympiacos-Panathinaikos, lojtari goditet në kokë, ndërpritet sfida
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2023, 22:25
Ndërpritet derbi Olympiacos – Panathinaikos. Olympiacos është duke luajtur kundër Panathinaikos në Pire, për javën e tetë në Superligën greke të futbollit.
Në “Georgios Kairaiskakis” ndeshja nuk ka zgjatur më shumë se 53 minuta, me tifozët që janë bërë shkaktarë për të ndërprerë sfidën.
Goli i barazimit nga Olympiacos ka sjellë festë te tifozët vendas, që kanë ndezur dhjetra flakadanë dhe fishekzjarre. Një prej tyre ka përfunduar në fushë duke dëmtuar lojtarin e Panathinaikos.
Juancar po bënte nxehmjen si një opsion për t’u hedhur në fushë, teksa duket se bashku me Verbic që rrëzohen në tokë në minutën e 50-të.
Spanjolli Juancar ka marrë ndihmën mjekësore dhe u largua me barelë për në dhomat e zhveshjes.

