Sfida me Torinon, Inzaghi: Do të na duhet një Inter i jashtëzakonshëm

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli për mediat përpara ndeshjes me Torinon në Serie A ditën e nesërme. Inzaghi paraqiti planin për sfidën e ndaj “Toros”. Takimi vjen pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Inzaghi ka në dispozicion grupin e plotë që prej ditës së mërkurë, kur lojtarët u kthyen nga ndeshjet ndërkombëtare.

“Pas pushimit, përgatitja për ndeshjet nuk është e lehtë, sepse lojtarët i kisha të mërkurën, amerikano-jugorët u kthyen dje”, tha Inzaghi.

“Ne do të përballemi me një ekip të shkëlqyer. Nesër do të na duhet një Inter i jashtëzkonshëm.

Lojë nga krahët? Krahët janë të rëndësishëm. Kemi dy lojtarë të mirë në krahët dhe kemi cilësi në mes të fushës. Nuk do të luajmë vetëm nga krahët, por do të jetë një ndeshje intensive.

Duam më shumë gola nga të gjitha, nga mbrojtësit, nga mesfushorët, nga prapa dhe nga përpara.

Lautaro? Ai është një lojtar që e ndjen shumë fanellën. Vitet  e fundit është rritur vazhdimisht dhe grupi e ka bërë më të përgjegjshëm.

Në lojë kampionati dhe Champions League? Ne e dimë se do të kemi një seri ndeshjesh, të gjitha të rëndësishme dhe të vështira. Djemtë e dinë se do të më duhen të gjithë dhe është e qartë se do të kemi një përqëndrim dhe shumë dëshirë për t’i luajtur këto ndeshje.