Stafa: Konsumatorët ankohen për produktet, nuk funksion zinxhiri i kontrollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 19:25
Hasan Stafa, Kreu i Qendrës Kombëtare Të Mbrojtjes së Konsumatorit I ftuar në Ora News në emisionin Epiqendër të moderatores dhe gazetares Sonila Musai u shpreh se ka ankesa të shumta nga konsumatorët të cilët nuk kanë informacione për produktin që blejnë.
Për Stafën kjo ndodh pasi nuk funksionon siç duhet struktura e cila duhet të parandalojë dhe monitorojë produktin përpara se të dalë në treg, por dhe këshillat përfundimtare për konsumatorët.
