Delvina nuk udhëton drejt Korçës për ndeshjen, Skënderbeu kualifikohet në Kupë pa luajtur fare

Largësia Delvinë-Korçë në kilometra, por dhe mos pasja e pretendimit për të vijuar më tej në Kupën e Shqipërisë ku përballë kishin Skënderbeun ka detyruar deliviniotët të mos udhëtojnë drejt qytetit juglindor.

Në një bisedë të shkurtër për “Panorama Sport” trajneri Markeljan Alinani u shpreh:

“Eshte e kotë për t’u munduar, pasi objektivi ynë primar nuk është kupa, por kampionati.

Janë shpenzime të mëdha dhe të papërballueshme për një distancë të tillë.

E dimë vlerën e kundërshtarit dhe e pamë të pamundur që të udhëtonim drejt Korçës”.