Shqipëria fiton miqësoren ndaj Bullgarisë, shkëlqen Muçi me një supergol

Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0 miqësoren ndaj Bullgarisë. Nga një gol për cdo pjesë i mjaftoi kuqezinjëve për të marrë maksimumin nga kjo sfidë.

Në pjesën e parë, ishte mesfushori Qazim Laçi që shënoi pas një aksioni mjaft të bukur të kombëtares. Në fraksionin e dytë të lojës, 8 minuta nga fundi, Ernest Muçi lëshoi një predhë nga distanca duke mposhtur portierin dhe duke shënuar golin e dytë.

Trajneri Sylvinho në këtë sfidë bëri rotacion, duke i dhënë mundëi edhe lojtarëve që kanë pasur pak minuta që të aktivizohen. Kështu Kombëtarja vijon formën fantastike, në pritje të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për në Euro2024.