Barcelona gati ofertën për një kontratë të "përjetshme" me mesfushorin hollandez

Klubi i Barcelonës dëshiron të rinovojë kontratën me Frenkie De Jong. Oferta e katalanasve për mesfushoin është paksa e çuditshme pasi ata duan të rinovojnë deri në fund të karrierës së hollandezit.

Varet nëse është dëshira e lojtarit të nënshkruajë diçka të tillë.

Sipas “Sport”, Barcelona shpreson që De Jong të bindet për të ardhmen e tij afatgjatë në Katalonjë. Kjo marrëveshje mund ta lidhë atë përjetë me Barcelonën.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon më 2026 dhe ai ka qenë më parë i lidhur me një transferim në Angli, pasi dy klubet e Manchester-it janë mjaft të interesuara për të.

Megjithatë problem mbetet dhe paga e tulipanit pasi ai nuk është i gatshëm për një ulje të saj. Sidoqoftë De Jong mbetet një nga lojtarët kyç të ekipit të Xavit.