Ministri i Anglisë në Western Balcan, Cleverly: Dhoma Britanike mbështet me bursa studentët në këtë universitet
Sekretari i Jashtëm i Anglisë, James Cleverly pasi mori pjesë në samitin e Berlinit në Tiranë, u ndal në universitetin Western Ballkan. Bursat që do të jepen nga dhoma e tregtisë e Mbretërisë së Bashkuar për ata që do të duan të studiojnë në këtë institucion arsimor, ai i konsideroi vendimin më të mirë
"Studioni këtu! Është e mrekullueshme që vendimet e para të Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri kanë qenë ofrimi i bursave në Universitetin Western Balkans për studentët nga zonat e veriut.
“Nëpërmjet Dhomës sonë të Tregtisë, e cila tashmë është regjistruar zyrtarisht dhe funksionon, shpresoj se ju dhe të tjerë si ju do të jeni Ambasadorë Biznesi për Britaninë në Shqipëri dhe për Shqipërinë në Britani.
Në energji, teknologji, arsim dhe të gjitha fushat e tjera - të gjithë keni diçka për t'u ofruar të dy vendeve tona.”, tha Cleverly.
Kryetari Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së bashkuar në Shqipëri, Klodian Allajbeu kontributin në arsim e cilësoi thelbësore për Shqipërinë.
“Kjo dhomë do t'i kushtojë vëmendje të veçantë sektorit të arsimit duke ofruar bursa studimi për të rinj dhe të talentuar shqiptarë për të studiuar në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar,sepse ne besojmë se arsimi është gurthemeli i një ekonomie moderne dhe shenjë dalluese e një shoqërie të begatë.”, tha Allajbeu.
Presidenti i Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana u ndal në bashkëpunimin me universitetet më të mira angleze.
"Nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë me Universitetin e Kembrixhit dhe disa universitete britanike, Universiteti Western Balkans synon të sjellë praktikat më të mira britanike në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, tha Gjana.
Sekretari Cleverly gjatë vizitës zhvilloi një takim të përzemërt me një grup studentësh të cilët kanë përfituar bursën e dhënë nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
