Tensionet me Kurtin, Ramabaja: Rama është pozicionuar krejtësisht gabim, po i bën dëm jo vetëm Kosovës, por të ardhmes
Në këndvështrimin e analistit Sadri Ramabaja, i cili ishte i ftuar në një intervistë për “Ora News” për aq kohë sa në krye të qeverisë shqiptare do të jetë Edi Rama, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të jenë të mira.
“Edhe me takimin e Presidentit Macron, kryeministri Rama ka ekzibicion deklaratash, të cilat i ka të ndryshuara nga takimi në takim. Ai sulmon në media pikërisht në kohën kur nuk do të duhej.
Ai është pozicionuar krejtësisht gabim, po i bën dëm jo vetëm Kosovës, por të ardhmes së shqiptarëve. Sepse e ardhmja jonë do të duhej të ndërtohej pa cenuar integritetin dhe gjeografinë shqiptare.
Mjaft kemi humbur dhe është detyrë e kryeministrave ta ruajnë interesin kombëtar, pasi këtë e kanë dhe detyrë kushtetuese. Nuk ruhet interesi nacional duke sulmuar Kosovën”, u shpreh Ramabaja.

