"Tokë e askujt" Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu është tokë e Kosovës, integriteti territorial i pacenueshëm
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama se veriu i kosovës është bërë tokë neutrale. Në një konferencë për mediat, Kurti u shpreh se veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës.
Ai theksoi se integriteti territorial i një vendi të pavarur është i pacenueshëm. Ndërkohë që shtoi edhe pjesën se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe jo KFOR.
Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovë dhe ne kemi më shumë siguri për Kosovën, që do të thotë, trupat e NATO-s në Kosovë, të jenë në patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, meqenëse vija kufitare me Serbinë është 380 kilometra, është më e gjatë se vija kufitare me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut të marra së bashku.
Policia e Kosovës është institucioni përgjigjes i parë në rast tensionesh dhe përpjekjesh për destabilizim, EULEX i dyti dhe KFOR i treti. Por Policia e Kosovës është edhe në jug të Ibrit dhe në jug të Ibrit. KFOR-i nuk është institucion i zbatimit të ligjit, këtë e bën Policia e Republikës së Kosovës dhe për këtë nuk ka dilema. Pra veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacënueshëm, sovraniteti shtetëror mbrohet me qeverisje demokratike dhe me partnerët tanë, gjithashtu do të kujdesemi për sigurinë kombëtare.
