Situata në veriun e Kosovës, Rutte: Shpresoj që të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte shprehu kënaqësinë që ndodhej sërish në Tiranë ndërsa arriti për samitin e Berlinit ku u prit nga Kryeministri Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët, Rutte ndaloi për një prononcim në lidhje me tensionet në veriun e Kosovës.”

“Ne kërkojmë natyrisht shumë që të ç’tensionohet situata. Kam folur më parë me Presidentin Vuçiç. Sot po ashtu do kem mundësi të flas me Kryeministren e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës dhe shpresoj që të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet”, deklaroi ai.