Macron tregon pse bllokoi integrimin në 2018-ën: Mbledhja ishte krejtësisht hipokrite. Rama: S'na intereson një datë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se “nuk ka kuptim që të flasim për datë”, referuar integrimit të Shqipërisë në BE.
Macron ndër të tjera tregoi edhe arsyen përse pengoi procesin në 2018-ën, teksa u shpreh se “mbledhja u bë me një indiferencë dhe krejtësisht hipokrite”.
“Është plotësisht e vërtetë në 2018, unë isha ai që pengoi procesin sepse po vinim rrotull. Por ecja rrotull nuk ka çon kudo, po ndodhte një proces, mbledhja u bë me një indiferencë dhe krejtësisht hipokrite, ishte si një revistë burokratike, u thuhej se do të zgjasë edhe më shumë që jeni në x kapituj, jeni shumë larg.
Nuk thoshin asgjë. Në atë moment u thashë “ky proces nuk funksionon, duhet të jetë më politik”.
Nuk mund të jetë burokratik, ku hapim kapituj sepse nuk ndryshon asgjë për jetën e shqiptarëve duhet të themi që hapet një fazë e re transformimesh për vendin tonë dhe në këtë mënyrë do të jetë angazhim dhe investim të europianëve. U bë një reformë e vërtetë dhe do të nxjerrim të gjitha pasojat që kjo të jetë e prekshme.
Duhet të mblidhemi mes të ngjashmëve dhe të ngrihet një mekanizëm respekti, doja që ti jepej fund një mekanike që është e ftohtë, hipokrite për mendimin tim jo efikase sepse e shihja që shkaktonte mëri tek vendet fqinje. Serbia, për të cilën kam respekt, ka hyrë prej vitesh dhe po ecën ngadalë.
Të politizohet, të shoqërohet me investim dhe ne vetë në BE të bëjmë reforma.
Kemi përmirësuar gjërat, kemi akoma shumë në këtë epokë të re ribashkimi. Të tronditim pak zakonet e traditat, vendet që munden duhet të ecim më shpejt. Duhet të investojmë tek këtë vende.
Data nuk ka kuptim, që të flasim për datë. Së pari, nëse ju ndodh një aksident demokratik në vendin tuaj, nëse keni drejtues që vijnë dhe thonë “nuk bëjmë asnjë reformë”, kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit. Kryeministri është i angazhuar. Bazohet tek merita.
Ditën kur një vend të ecë më shpejt, a mund të ngadalësohet nga krizat, mundet. Data e prerë është kundër kësaj fryme. Dua të theksoj, mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës, e bëni për veten tuaj”, tha Macron.
Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama në konferencën me presidentin francez Emmanuel Macron tha se e rëndësishme për Shqipërinë është të zbatojë me përpikmëri detyrat e shtëpisë sa i përket integrimit.
Sipas Ramës, Shqipërisë nuk i duhet një datë sa i takon integrimit, duke lajmëruar se nuk do të ketë një proces të përshpejtuar për Shqipërinë.
"Shqipërisë nuk i intereson një datë, sepse çdo datë që mund të vendoset, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar, për mënyrën se si funksionon. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, apo BE por për të ndryshuar rrugën e të ardhmes së gjeneratave të tjera dhe që ta bëjmë të pakthyeshme Europën në Ballkan. Ndaj na duhet që detyrat e shtëpisë ti bëjmë me përpikmëri, pa kërkuar korsi preferenciale. Duam ta marrim lejen e drejtimit kur te jemi në zotërim të plotë të makinës, por ku Bashkimi i Europës të ndodhë.
Nuk të bën të bashkuar fakti që ke të drejtën e votës apo jo në BE. Këshilli Europian sot më duket si një familje kur gjyshërit fëmijët, prindërit janë në një tavolinë ku të gjithë kanë të drejtë në vendimarrje. Gjithë pjesa e urtë e shtëpisë thotë duam të marrë një vendim, çohet stërnipi dhe thotë jo. Kjo është e mira kur je një vend si Shqipëria që nuk ke barrën të kesh përgjegjësi kaq të mëdha. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë këtu. Nuk është puna tu themi se po nuk ramë dakord ne këta nuk duhet të marrin vendime. Ne na duhet vendi ynë ku nuk i merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë që e mori Skënderbeu edhe Europën", tha kryeministri Rama.




