Hasani-Cleverly: Mundësi të reja për investimet britanike dhe shqiptare
Në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly diskutuan rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit dhe sigurisë rajonale.
Të dy homologët rikonfirmuan angazhimet e përbashkëta për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe për të krijuar mundësi të reja për investimet britanike dhe shqiptare, njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Samiti i Procesit të Berlinit, mbahet sot për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë.
Në samit marrin pjesë gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
