Deliu: Procesi i Berlinit përshpejton rrugën drejt BE-së, viti 2030 duhet parë si një objektiv
Nirvana Deliu në një intervistë për Ora News foli për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Deliu u shpreh se Procesi i Berlinit përshpejton rrugën drejt Bashkimit Europian.
"Sulmi terrorist në Kosovë nuk është se ishte në pjesë të axhendës si temë e dedikuar por që do të ishte një temë e cila do të trajtohej dhe do diskutohej pasi nënkupton që ka një problematikë që lidhet pikërisht me destabilizimin e rajonit dhe me vetë problematikën që i sjell ky tensionim i marrëdhënieve.
Përsa i përket deklaratës së presidentit Michel për vitin 2030, është një deklaratë e përsëritur e tij. Viti 2030 duhet parë si një objektiv, si një datë që ne na vendoset që ne të vazhdojmë me reformat.
Janë 4 vende tani që kanë hapur negociatat me BE. Viti 2030 duhet të jetë një objektiv edhe për Bashkimin Europian. Procesi i Berlinit përshpejton rrugën drejt Bashkimit Europian", tha ndër të tjera Deliu.
