Flet agjenti i mesfushorit të Juventusit: Është i fiksuar pas basteve, u munduam ta ndihmojmë
Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli rrezikon një pezullim disamujor për shkak të basteve të vendosura në platforma ilegale.
Italiani ka përfunduar nën akuzë nga ana e Prokurorisë së Torinos, ndërsa vetë futbollisti e ka pranuar se merrej me bastet.
Së fundmi është menaxheri i Fagiolit, Marco Giordano që për “Repubblica”, shprehet se klienti i tij ka krijuar varësi nga bastet ndërsa shtoi se do të përpiqen që ta ndihmojnë për ta kaluar këtë periudhë të vështirë.
“Nicolo është me të vërtetë i varur pas basteve, është një problem që e ka para se të ishte pjesë e agjencisë tonë.
Ne e dinim këtë, por vendosëm mos ta linim vetëm dhe ta ndihmonim.
U përpoqëm shumë, e kemi ndihmuar dhe mund të them se ai është përmirësuar nga e kaluara”, u shpreh Giordano.
